Grida Duma sulmon hapur Ramën për vdekjet nga COVID-19: Jep llogari!
"Dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari!"

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma sot ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për numrin e njerëzve që kanë humbur jetën nga koronavirusi përgjatë vitit 2019-2020 të cilat nuk përkojnë me shifrat e bëra publike nga “Monitor”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Duma thotë se Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga Covid-19 dhe u tha familjarëve që të afërmit e tyre të cilët u larguan nga kjo jetë janë thjeshtë numra.

Ish-deputetja i bën thirrje kryeministrit që të dali përpara mijëra familjeve të cilat janë në zi dhe të japë llogari

Postimi i Grida Dumës:

Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. @edirama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari!/albeu.com/

Shtuar më 22/01/2021, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori