Demokratja
Grida Duma mund të kandidojë për kryeministre të Shqipërisë. Gjatë një interviste për mediat, ajo e ka lënë të hapur sfidën për
Bashën duke treguar hapur ambicien e saj për kryetare të PD.
“Atë gjë le ta përcaktojë vota e qytetarëve. Pa asnjë diskutim. Nëse ka një gjë, që e gjykoj unë tek politikanët në Shqipëri, është sepse nuk prodhojnë dhe pse nuk afrojnë njerëz të ngjashëm.
Gjëja më e pranueshme është të dish që ke sjellë tre-katër njerëz të ngjashëm.
Nëse ti do të kesh kënaqësinë të vish në zyrën time në PD, një gjë do ta gjesh pa diskutim, së paku 5 apo 6 të rinj përditë, të cilët unë mendoj se janë gjithçka që duhet lënë.
Grida është kjo që është, bën pjesën e vet, por
gjëja më e rëndësishme është shkolla politike që ne lëmë.
Dhe nëqoftëse ne do të vazhdojmë me teorinë mos rrit
askënd, mos avantazho
askënd, mos mbështet
askënd që të jesh vetëm ti, kemi për ta humbur toruan për vete”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2019,
ora 20:08