Grida Duma për negociatat: Ka shkruan thika në palcë
Ish-deputetja e Partisë Demorkatike, Grida Duma, ka folur sot rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas saj Shqipëria po bën hapa pas duke penalizuar kështu edhe Maqedoninë e Veriut.

"Meqë Maqedonia e Veriut e ka lidhur trenin e saj me Shqipërinë, do shpresoja që Shqipëria do përfitonte, si rrallë herë në histori, nga një aleat dhe do të kishim një hapje të negociatash për të dy vendet, por fatkeqësisht Shqipëria e penalizoi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ka shkuar thika thellë në palcë. E paimagjinueshme ishte që të kishte një Holandë që të kërkonte heqjen e lëvizjes së liberalizuar. Imagjinoni sa mbrapa po shkon ky vend”, tha ish-depuetja. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2019, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori