Grida Duma për kritikat e Berishës: Unë nuk i shkel parimet e mia
Pëlqej
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, ka komentuar sot deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili kritikoi qëndrimin e saj pas rrjedhjes së votave të PD në Kuvend për votimin e Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi.

“Askush nuk e kthen këtë çështje dmth s’duhet t’i japim një vlerësim të natyrës së gjyqit po është një qartësim nga qendrimi i zotit Berisha të cilën as e komentoj e as e kam komentuar në asnjë rast tjetër. Vlen të thuhet që për mua debati i brendshëm duhet të mbetet i brendshëm dhe nëse do ishte vlerësuar që debati i brendshëm të jetë i hapur, le të jetë i hapur”.

“Unë nuk besoj që në termin manipulim s’është e përfshirë cdo gjë që vjen si pasojë e asaj që është vjedhje, unë besoj që vetë termi e thotë. Një grupim politik ka qëndrimin e vet dhe sa kohë që qëndrimi në unanimietet është deklaraur kundër dhe askush s’ka thënë një qendrim të ndryshëm dhe llogaritja matematikore më pas del ndryshe, natyrshëm termi i parë është manipulim, është një lloj maturie të mos dalësh në gjykime të menjëhershme nëse ka qenë rrjedhje, tradhëti, manipulim është termi i duhur dhe i përgjegjshëm në tërësinë e tij. blerje? është akt i ndëshkueshëm ashtu sic edhe me përgjegjësi politike grupimi politik thoshte që blerja është një akt i ndëshkueshëm”.

Patët daljen tuaj për mediat, ishte qëndrim i përbashkët i grupit parlamenar?

Në kaq vite që s’janë fare pak unë e kam ndërtuar parimet dhe etikën time të të sjellurit dhe është të mos dal në kundërshti jo e jo, po as të mos tentoj të tejkaloj masën e asaj që është e duhur në qëndrimin e përbashkët të grupit. Mua mirë do më vinte të kishim kamerat brenda në cdo rast përfshi këtu edhe rastin e mbledhjes së grupit parlament ku është diskutuar kjo cështje, po flas për gjithcka që ndodhi brenda mbledhjes së grupit…

ka pasur një mbledhje para votimit, qëndrimet të ndryshme pas votimit dhe të jeni të sigurt që unë si shkel as etikën dhe as parimet e mia dhe kaq kam për të thënë. Kjo është një cështje plotësisht e brendshme, ato qe jane cesthje te brendshme duhet te mbeten ceshtje te brendshme”. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2017, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori