Grida Duma injoron keq Ramën: Popullit iu ngrit, pse ulesh ti?
Ditën e sotme demokratja Grida Duma ka marrë pjesë në protestën në zonën e Vorës.

Gjatë një prononcimi për mediat, Duma duke iu referuar deklaratës së Ramës se populli shqiptar është si organi gjenital, ajo i është përgjigjur.

Grida tha se populli u ngrit ndërsa Rama tani u ul nga frika.

"Këto janë të provojmë sa mban populli, të tallemi deri në denigrim me atë fjalorin që keni dëgjuar të gjithë në Parlament se ky populli ngrihet, dhe pasi populli ngrihet tregohet që ulesh ti", -u shpreh Duma. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori