Grida Duma i jep fund martesës? (FOTO LAJM)

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma po flitet se është divorcuar me bashkëshortin e saj Ilir Shqina.

Një dokumentin që po qarkullon në mediat online, shihet se ka qenë pikërisht ish-deputetja ajo që ka dorëzuar kërkesën për divorc pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në këtë dokument thuhet:

Meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë".

Kujtojmë se Ilir Shqina ka qenë pedagog i Gridës, ndërsa më herët ka qenë dhe diplomat në ambasadën Shqiptare në Slloveni dhe nga martesa e tyre ata kanë një djalë. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori