Grida Duma i del kundër Bashës: Fitorja nuk do të vijë kurrë
Që në sezonin e kaluar ish deputetja e PD, Grida Duma doli hapur dhe fort në mbështetje të idesë së ndryshimit të sistemit zgjedhor që nuk ishte një tabu as për partinë e saj. Por tashmë që gjërat duket se kanë ndryshuar dhe Basha e ka hedhur përfundimish poshtë propozimin për një sistem me listahapura ku deputetët të mos varen nga kryetari, Duma e ka shtuar dozën e kritikave indirekte.

Ajo është shprehur e bindur se “një sistem proporcional kombëtar me listahapura si rruga që do t’i çonte drejtë fitores” tha Duma në një intervistë në AbcNeës. Sipas ish deputetes dy janë gjërat që e dëmtojnë PD-në. Së pari vdekja e konkurencës së mbrendëshme që i motivvon demokratët të maksimum, dhe së dyti mendësia se po bëjmë diçka me shpejtësi se nuk ka kohë, formulë që Basha e përdori edhe kur bëri listat katastrofale të 2017.

Në qëndrimet e Dumës ndonëse nuk ka një kritikë ballore për liderin e PD-së, shigjetimet indirekte duken sheshit: “Besoj që sistemi i hapur, pavarësisht formës, dhe kjo duhet diskutuar maxhoritar, proporcional, kombëtar, është gjë tjetër, por rrit atë që duhet, besimin dhe konkurencën të cilat unë po i quaj në mënyrë metaforike kuajt fitues të vendosen në raport me kontratën e drejtëpërdrejtë me qytetarin të vendosen në krye të axhendës politike. Patjetër që zgjedhjet e parakohshme janë një prioritet më i madh por më lejoni të them që nëse ne do të themi gjithmonë që “nuk ka kohë”, atëherë koha e fitores nuk do të vijë asnjëherë“, u shpreh ajo./Abc News

Shtuar më 11/01/2020, ora 22:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori