LIVE/ Grevistët e Zharrëzës përzënë nga protesta Lulzim Bashën (FOTO LAJM)
Grevistët e Zharrëzës kanë mbërritur në Tiranë pas një marshimi prej 100 km nga Fieri në Tiranë.

Të gjendur përballë Ministrisë së Energjitikës ato bëjnë thirrje për zbatim të të drejtave të tyre pasi sipas grevistëve që nga viti 2004 e deri në vitin 2017 jetë e tyre është shkatërruar nga kompania Bankers.

Gjatë protestës së tyre ka mbërritur edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha i cili ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kësaj kauze.

Por të shumta kanë qënë reagimet e protestuesve të Zharrëzës të cilët kanë kërkuar largimin e Bashës nga kjo protestë.

Ato deklaruan në prani të Bashës që nuk kanë nevojë për flamurin demokrat apo dy gishtat, por u mjafton vetëm flamuri kombëtar.

Edhe më parë grevistët e Zharrëzës kanë bërë me dije se nuk duan ta përziejnë kauzën e tyre për shtepitë dhe jetesën e sigurt me kauza politike. /albeu.com/
LIVE/ Grevistët e Zharrëzës përzënë nga protesta Lulzim Bashën

Shtuar më 25/02/2017, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori