Grevistët e Zharrëzës bien në ujdi me Peleshin, por nuk largohen nga Tirana deri në …(VIDEO)
Grevistët e Zharrëzës sapo kanë dalë nga negociatat në takimin me zëvëndës kryeministrin, Niko Peleshi.

Në një prononcim për median protestuesit deklaruan se ranë në një ujdi me Peleshin

Sipas tyre u është premtuar ndalimi i injektimit të ujit teknologjik i cili shkakton shpërthimet dhe tërmetet e vazhdueshme si dhe dëmshpërblimi i të dëmtuarëve.

Një ndër protestuesit sqaroi se përsa i përket dëmshpërblimeve, shtëpitë e dëmtuara plotësisht do të dëmshpërblehen ndërsa shtëpitë e dëmtura pak do të riparohen.

Pavarësisht ujdisë banorët e Zharrëzës bënë me dije se nuk largohen nga Tirana pa marrë aktet e firmosura nga qeveria për premtimet që u janë bërë./albeu.com/

Shtuar më 25/02/2017, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori