Grevistës e Zharrëzës lihen në qiell të hapur, policia si lejon të ngrejnë çadrën
Protesta e banorëve të Zharrësës ka nisur të tensionohet pasi policia nuk lejon hapjen e çadrave që ato të kalojnë natën.

Grevistët e Zharrëzës para pak minutash kanë zhvilluar një takim me zv kryeministrin Niko Peleshi ku kanë rënë në ujdi për disa kushte, si ndalimi i ujit teknologjik dhe dëmshpërblimet.

Por protestuesit nuk pranojnë të kthehen në Zharrëz pa një vendim konkret nga qeveria pasi theksojnë se janë mashtruar edhe njëher tjetër në këtë mënyrë.

Për këtë arsye ato kanë kërkuar që të hapin çadrat në mënyrë që të kalojnë natën sëbashku ashtu siç janë nisur por policia e Tiranës se ka lejuar këtë gjë, duke sjellë tensione dhe konfrontime mes policisë dhe protestuesve./albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori