Grevistja dërgohet me urgjencë në spital, naftëtaret: Pagat ose vdesim këtu!
Një greviste naftëtare në Ballsh është dërguar me urgjencë në spital pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Silva Fejzaj është dërguar në urgjencë mbrëmjen e sotme në spitalin e Ballshit.

Transporti i saj u bë me një automjet privat nga kolegët e saj pasi gjendja shëndetësore ka qenë shumë e rëndë.

Gratë naftëtare sot mbyllën ditën e 10 të grevës së urisë.

Megjithatë, ato vijojnë të këmbëngulin për kërkesat dhe thonë ose do marrim pagat, ose do vdesin.


Shtuar më 24/10/2020, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori