Grevistet bllokojne sallen e Kuvendit; Rrezikon seanca parlamentare
Pëlqej
Albeu.com
Deputeti I LSI-së Dritan Prifti ka deklaruar se 11 deputetët e ngujuar në grevën e urisë në sallën ku Kuvendi I Shqipërisë zhvillon seancat plenare, nuk do të boshatisin sallën për asnjë arsye. Sipas tij, nxjerrja me forcë e tyre nga salla e Kuvendit, do të përbënte një tjetër shkelje të lirisë së njeriut për të kërkuar të drejtat e tij si dhe një tjetër dhunim ndaj deputetëve. Në një intervistë të dhënë për Blendi Fevziun, Prifti e konsideroi këtë veprim si një të drejtë të atyre që u janë vjedhur votat. Ai akuzoi sërish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun socialist, Edi Rama, se kanë bashkëpunuar në mënyrë perfekte me njëri tjetrin duke organizuar çdo vendim në mënyrë të atillë që vota e shqiptarëve të ndahet vetëm midis PD-së dhe PS-së. “Ne po luftojmë për mbrojtjen e votës së lirë dhe do t’I shkojmë deri në fund”, ka deklaruar Prifti.
Shtuar më 13/11/2008, ora 15:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori