Greva, Tufa: Tė ndėrhyjnė ndėrkombėtarėt
Nė ditėn e 30 tė grevės sė urisė tė ish tė pėrndjekurve politike, koordinatori i kėsaj greve Skėnder Tufa ka bėrė thirrje pėr ndėrhyrje tė mėnjehershme tė ndėrkombėtarėve pėr zgjidhjen e situatės.


Sipas Tufės gjendja shėndetėsore e grevistėve po pėrkeqėsohet nga momenti nė moment dhe kjo ėshtė ndihmuar edhe masat e fundit qė u shoqėruan me privimin e lėngjeve, ilaceve dhe sheqerit.


Skėnder Tufa gjithashtu ka apeluar pėr ulje tė tensioneve dhe qetėsime tė gjakrave, ndėrsa ka shprehur vendosmėrinė se grevistėt nuk do tė lėnė grevėn e urisė pa i shkuar deri nė fund kauzės sė tyre.


Pėrpara mediave Tufa paralajmėroi edhe tubimin e radhės tė ish tė pėrndjekurve dhe mbėshtetėsve tė tyre, i cili do tė mbahet ditėn e nesėrme pėrpara selisė sė Kuvendit tė Shqipėrisė.


Nė grevė vazhdojnė tė jenė 6 ish tė burgosur politikė, pasi i 7-ti qė u largua njė natė mė parė pėr arsye shėndetėsore nuk ėshtė lejuar ti bashkohet mė grevės.


Gjendja e tyre shėndetėsore sa vjen e rėndohet,ndėrkohė qė njė ditė mė parė grevistėt u vizituan edhe nga Avokati i Popullit Igli Totozani.
Shtuar më 21/10/2012, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)

FOTO E DITES: Kujdes Nard Ndoka se po të vjen një konkurrent i fuqishëm ... :)