Greva, tjeter protestues dergohet ne spital
Albeu.com
Greva e urisë e deputetëve të Partisë Socialiste dhe 180 mbështetësve të tyre në betejën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, vazhdon që prej mbrëmjes së 30 prillit në çadrat e ngritura në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para godinës së Kryeministrisë.
Në ditën e 13 të grevës, gjëndja shëndetësore e grevistëve sa vjen e përkeqësohet, ndërsa ata shprehen të vendosur të çojnë deri në fund kauzën për transparencën e zgjedhjeve.
Rreth orës 11:00 u dërgua me urgjencë në spital një tjetër grevist për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Martin Kasa, 27-vjecc nga Tirana u dërgua për mjekim në spital.

Deri tani numri i grevistëve të dërguar në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ka arritur në 29 persona.
Shtuar më 13/05/2010, ora 12:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori