Partia pėr Drejtėsi Integrim dhe Unitet shpreh mbėshtetjen e saj pėr kėrkesat legjitime tė ish-tė pėrndjekurve dhe kėrkon qė kėto kėrkesa mos tė bėhen pjesė e debateve politike tė ditės por tė merren nė konsideratė nga tė gjithė si njė detyrim moral qė ne kemi ndaj plagėve tė sė kaluarės.
Nė njė deklaratė pėr mediat PDIU thekson se indiferenca e autoriteteve shtetėrore ėshtė e pajustifikueshme nė kushtet e pėrshkallėzimit tė protestės sė ish-tė pėrndjekurve, tė gjendjes shėndetėsore nė tė cilėn gjenden grevistės dhe tė aktit dramatik tė njėrit prej tyre.
PDIU beson se ne kemi pėrgjegjėsi tė madhe qė t`i japim njė zgjidhje pėrfundimtare dhe tė plotė problemit tė ish-tė pėrndjekurve dhe prandaj u bėn thirrje tė gjitha partive politike shqiptare tė tė gjitha krahėve qė tė heqin dorė nga pozicionet politike dhe retorika partiake por tė angazhohen nė mėnyrė tė sinqertė pėr njė zgjidhje tė ndershme dhe tė drejtė thuhet nė deklaratė. /albeu.com/