Partia Demoktarike ka reagur sot lidhur me arrestimin e koordinatorit të grevës së ish të përndjekurve politik, Asllan Patrioti. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, duke e cilësuar Patriotin si koordinator të grevës së
organizuar nga Edi
Rama, e cilësoi atë si një gjobvënës, mashtrues dhe ryshfetxhi.
“Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe vendosjen nga
Rama në krye të grevës së paligjshme të
organizuar prej tij, persona ordinerë të inkriminuar me qëllimin më djallëzor dhe të ligë, personifikimin me ta të martirëve të gjallë të kalvarit të etërve hoxhistë të Edi Ramës.”- thuhet në deklaratë.
Edhe në reagimin e sotëm, PD siguron se mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për dëmshpërblimin në përputhje me ligjin në fuqi të të përndjekurve politikë. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2012,
ora 14:00