Greva ne diten e 16-te
Albeu.com
Vazhdon greva e urisë e deputetëve PS dhe mbështetësve të tyre për transparencën e zgjedhjeve në cadrat e vendosura në bulevardin. “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeminsitrisëGreva e urisë ka hyr sot në ditën e 16-të të saj dhe ndonëse gjëndja shëndetësore e tyre vazhdon të përkeqësohet, grevistët thonë se nuk do ta ndërpresin deri në plotësinimin e kauzës. 43 grevistë, janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të komplikacioneve në shëndet.
Një deputet dhe aktivist i Partisë Socialiste janë larguar këtë mëngjes nga greva e urisë për shkak të gjendjes së rënduar shendetësore. Kiço Tela, 68 vjeç ndodhej prej 16 ditësh në grevën e urisë dhe e ndërpreu sot për shkak të komplikacioneve ne shendetin e tij. Tela u dërgua me ambulancë në spital. Po kështu, t la sot paradite grevënedhe deputeti i Elbasanit, Agim Leka, e cili po ashtu u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore me një ambulancë drejt infektivit në QSUT për mjekim.
Numri i grevistëve që lanë grevën për arsye shëndetësore ka shkuar në 43 grevistë.
Ndërkohë, siç dihet tashmë, kreu i socialistëve të Shqipërisë ka theksuar të shtunën se është i gatshëm për kompromis me Qeverinë, por edhe për vazhdim të grevës.
Reagimi i tij lidhet me kërkesën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, bërë socialistëve që kriza në shtet rreth kutive zgjedhore të zgjidhet sipas propozimit të Këshillit të Evropës.
Berisha ka theksuar se Byroja Parlamentare e Këshillit të Evropës ofron mundësi për transparencë më të madhe.
“E ftoj zotin Rama që të pranojë zgjidhjet e ngërçit, të ofruara nga Byroja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Komiteti Presidencial”, ka theksuar Berisha. Kjo, sepse këto institucione u pranuan nga të dyja palët bashkërisht, po ashtu rezoluta e tyre u pranua nga të dyja palët bashkërisht, delegacioni presidencial u pranua nga të dyja palët dhe tryeza u organizua në Zyrën e Presidentit të Republikës. Deklarata e Byrosë Parlamentare në vijim të deklaratës të Komitetit Presidencial është dokument i shkëlqyer për t’i dhënë fund çdo ngërçi, për atë që dëshiron që t’i japë fund”.
Më 26 shkurt të këtij viti Byroja Parlamentare e Këshillit të Evropës pati lëshuar një dokument me të cilin propozonte një kompromis për gjendjen në Shqipëri. Në dokument ofrohet mundësia e kërkimit të mendimit të një pale të tretë lidhur me hapjen e kutive zgjedhore, sipas kërkesës së socialistëve.
“Të gjitha forcat politike duhet të marrin pjesë aktivisht dhe në vazhdimësi në punimet e Parlamentit. Duhet të rifillojë pa vonesë funksionimi demokratik i institucioneve të Shtetit me qëllim që të çojë përpara reformat urgjente të nevojshme për integrimin evropian të vendit”, thuhet në dokument. “Byroja sjell në vëmendje gjithashtu mundësinë, tashmë të përmendur gjatë vizitës së Komitetit Presidencial, për Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me qëllimin e hetimit që do të zhvillohet nga komisioni parlamentar, veçanërisht për sa i përket rihapjes së kutive të votimit”.
Hendeku mes socialistëve dhe demokratëve në Shqipëri është thelluar, pas zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar. Demokratët i kanë fituar zgjedhjet me një margjinë të vogël, ndërsa socialistët pretendojnë për parregullsi në procesin zgjedhor dhe për më se 6 muaj kanë bojkotuar punimet e Kuvendit, duke kërkuar hapjen e kutive zgjedhore.
Më 19 mars Kuvendi i Shqipërisë ka aprovuar një projekt-vendim për ngritjen e një komisioni hetimor mbi zgjedhjet legjislative të qershorit 2009. Mirëpo, në mungesë të një marrëveshjeje mes dy partive kryesore lidhur me mandatin e këtij komisioni hetimor, deputetët e partisë socialiste kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë komision, ndërsa komisioni ka mbetur pa u mbledhur.
Socialistët ndërkohë kanë vazhduar me protesta, përfshirë një grevë urie në qendër të Tiranës.
Në ditën e gjashtëmbëdhjetë të grevës së urisë kryeministri Berisha ka bërë ofertë për kompromis.
“Mbetemi të hapur për dialog dhe diskutim. Ne mbetemi të hapur të zbatojmë me përpikëri të gjitha detyrimet tona, në përputhje me Kushtetutën e ligjet, vendimet e gjykatave, për dhënien fund të kësaj
situate. Sikundër mbetem i vendosur të respektoj kampingun e ngritur në
dyert e Kryeministrisë, për sa kohë zoti Rama do të dojë ta mbajë. Kjo është në tagrin e tij. Protestat paqësore do të kenë vetëm respekt”, ka theksuar kryeministri Berisha.
Kreu i Qeverisë i ka kërkuar kryesocialistit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e cila mund të kërkojë opinionin për qëndrimin e dhënë.
Lideri i socialistëve, Edi Rama, është përgjigjur me gatishmëri për kompromis, po aq sa edhe për vazhdim të grevës.
“PS është e gatshme të pranojë të gjitha zgjidhjet që i hapin rrugë transparencës”, ka theksuar Rama. “Jemi të vendosur për ta vazhduar grevën e urisë deri në zgjidhjen e çështjes së kutive”.
Ai ka shtuar se greva nuk do të ndalet, deri në ofrimin e një zgjidhjeje të kënaqshme.
”Kompromisi është gati, transparenca dhe kushtetutshmëria. Transparencë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të ardhshme dhe në asnjë mënyrë për të marrë pushtetin në tavolinë. Ne e kemi pranuar dhe jemi të gatshëm në çdo moment që ta zgjidhim përmes vullnetit dhe padyshim edhe përkushtimit tonë në funksion të transparencës këtë krizë”, ka nënvizuar Rama, duke shtuar se PS pranon hapjen e kutive nga Komisioni i Venecias, sipas kompromisit të ofruar nga Byroja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Në ditën e pesëmbëdhjetë të grevës së urisë të shtunën deputeti Arben Malaj është larguar nga greva, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Shtuar më 16/05/2010, ora 10:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori