Avokati i Popullit, Igli Totozani do të marrë rolin e negociatorit për zgjidhjen e problemit të mbarëvajtjes së grevës së urisë të ish të burgosurve politikë. Ky ka qenë rezultati i arritur pas një takimi të kordinatorëve të grevës me
Totozanin ne zyrën e Avokatit të Popullit.
Në një prononcim të radhës, një prej koordinatorëve të grevës, Skënder
Tufa, e vlerësoi të frytshëm takimin me
Totozanin, ndërsa lëshoi thirrjen sos ndaj Kryqit të Kuq dhe gjithë organizatave humanitare për të ndihmuar me batanije dhe rroba të tjera, pas një nate me shi që lamë pas.
Sa i përket bisedimeve me qeverinë,
Tufa deklaroi se negociatore në këtë cështje do të jenë vetëm ndërkombëtarët, duke specifikuar këtu ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu.
Grevistët ndërkaq janë vizituar edhe nga deputeti i PS, Pandeli
Majko, i cili shprehu shqetësimin lidhur me situatën dhe kushtet e vështira në të cilat gjenden grevistët.
Majko kërkoi reagimin e menjëherëshëm të qeverisë, pikësëpari në rrafshin njerëzor.
"Është një situatë jashtë çdo logjike njerëzore. Situata është e rëndë. Ne jemi sot këtu dhe pse nuk janë votues të PS, ndërsa ata që kanë marrë votën e tyre smarrin mundimin as të negociojnë me ta. Nuk është histori
politike, është dramë e një shtrese. Dëmshpërblimet mund të ketë një faturë, por së pari mund të ulesh me këta njerëz, duhet të bësh të qartë stacionet dhe kohën, duhet të ndjejnë konfidencën e shtetit. Duhet të fillojuë së pari komunikimi njerëzor", theksoi
Majko. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2012,
ora 13:50