Greva e urisë në burg, reagon DPB
Të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës prej dy ditësh kanë refuzuar të merrnin vaktet e ushqimit të ofruara nga institucioni, por, ndërkohë konsumonin ushqimet e sjella nga familjarët.

Lajmi konfirmohet nga vetë drejtoria e burgjeve e cila ka ka reaguar sot pas grevës së urisë të disa të dënuarve në burgun e Fushë-Krujës.

"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një sërë masash që konstatonin:
Përcaktimin e një norme ushqimore që do të lejohej të futej në regjimin e brendshëm nga familjarët për personat me liri të kufizuar; Lejimin e një mjeti të komunikimit, 1 televizor, 1 manjetofon, 1 digitalb, për çdo qeli dhe jo më shumë;Lejimin e një pajisje freskuese dhe ngrohëse për dhomë", thuhet në njoftimin për shtyp.

Por marrja e këtyre masave nuk u mirëprit nga disa persona me liri të kufizuar të IEVP Fushë-Krujë, të cilët prej dy ditësh refuzuan të merrnin vaktet e ushqimit të ofruara nga institucioni dhe ndërkohë konsumonin ushqimet e sjella nga familjarët. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2011, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori