Greva e urise, Elisa Spiropali dergohet ne spital
Albeu.com
Përfaqësuesja e PS-së Elisa Spiropali është një tjetër grevist i Partisë Socialiste që ka dalë sot nga çadrat e ngritura përballë kryeministrisë në Tiranë, pak minuta pasi kishte filluar protesta e opozitës.
Shkak për dërgimin e saj në spital është bërë gjendja shëndetësore e rënduar si pasojë e mungesës së ushqimit.
Rreth orës 11:00 pak çaste pasi PS-ja kishte nisur protestën e saj, mjekët e kanë dërguar në spital Spiropalin e cila është grevistja e 14-të që ka lënë çadrat për tu dërguar në mënyrë të detyruar në spital.
Ndërkohë grevistët vazhdojnë të qëndrojnë brenda çadrave duke vazhduar ditën e 9-të e grevës e urisë.
Shtuar më 09/05/2010, ora 12:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori