Greva e urisë në Zharrës të Fierit, grevisti dërgohet me urgjencë në spital
Vazhdon greva e urisë në Zharzës të Fierit, ku një ndër grevistët është detyruar të niset drejt Urgjencës së spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve të informacionit nga grupi organizator i grevës mësohet se ai është Marsel Sinjari.

Po këto burime bëjnë me dije se të tjerë grevistë urie kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë rikthyer përsëri në grevë.

Qani Rredhi, Elton Grëmbi, Aleks Hoxha dhe Plarent Mamo janë grevistët që kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë rikthyer në grevë./albeu.com/

Shtuar më 11/02/2017, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori