Greva e PS-se, protestuesit bllokojne rruget kryesore
Albeu.com
Mbështetës dhe deputetë të Partisë Socialiste kanë ndërmarrë protesta të sinkornizuara në disa rrethe të vendit, duke shkaktuar bllokime dhe kaos në akset kombëtare më të rëndësishme të vendit.
Protestuesit socialistë bllokuan për më shumë se 30 minuta autostradën Tiranë- Durrës, në hyrje të qytetit bregdetar. Autostrada u bllokua në hyrje të qytetit bregdetar, duke shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve në dy të kahet e aksit nacional.
Por, protesta e opozitës në autostrada ka përshkallëzuar edhe në përleshje mes mbështetësve dhe forcave të Policisë.

Konfliktime u shënuan edhe mes protestuesve dhe udhëtarëve të bllokuar për disa minuta në trafikun e krijuar për pasojë të bllokimit të autostradës.

Ndërkohë që mbështetësit e grevës së PS-së janë konfliktuar me Policinë e Tiranës pasi janë përpjekur të bllokojnë rrugën pranë Urës së Farkës .
Policia ka përdorur shkopinj gome ndaj protestuesve që nuk pranonin të largohen. Edhe protesta e zhvilluar pranë urës së Farkës ka shkaktuar trafik dhe kaos në levizjen e mjeteve.

Ndërkaq, një protestë e ngjashme është shënuar edhe në qytetin e Vlorës, ku mbështetetës dhe deputetë të Partisë Socialiste bllokuan rrugën në hyrje të qytetit.
Protesta u organizua nga deputetët e partisë Socialiste për qarkun e Vlorës dhe drejtues lokale të selisë rozë. Në protestë në foli deputeti i partisë Socialiste Fatmir Toçi i cili theksoi se synimi ishte sensibilizimi më protestën dhe grevën e urisë që zhvillohet në Tiranë.

Ndërkaq, mbështetës dhe deputetë të partisë Socialiste bllokuan dhe aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër. Në protestë ishin të pranishëm deputetët Ethem Ruka dhe Arta Dade.
Rruga Gjirokastër Tepelenë u bllokua për rreth 30 minuta, dhe më pas protestuesit u larguan duke liruar rrugën.
Në koordimin me rrethet e tjera, mbështetës të PS bllokuan për disa mkinuta edhe autostrada Fier-Lushnje, pranë rotondos së Kolonjës.Protesta u mbështet nga deputetët Bashkim Fino dhe Arben Çuko.
Ndërkaq, mbështetës të Partisë Socialiste në Berat, bllokuan akset që lidhin këtë qytet me Fierin dhe Lushnje.
Protesta dhe rrugë të bllokuara u shënuan edhe në veri të vendit. Kështu, mbështetës të partisë bllokuan për disa minuta akset Shkodër- Tiranë dhe Lezhë- Tiranë.
Shtuar më 11/05/2010, ora 14:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori