Greva e PS-se, dergohet ne spital grevisti i katert per sot
Albeu.com
Greva e deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të saj ka hyrë në ditën e tetë. Gjendja shëndetësore është rënduar së tepërmi. Rreth orës 15:00 është dërguar në spital grevisti i katërt për ditën e sotme. Arbër Begaj, 27 vjeç nga Tirana u ...... dërgua me urgjencë në spital për shkak se gjendja e tij u rëndua.
Ka qwnë ora 08:30 minuta kur nga çadrat ka dalë grevisti i parë , 29 vjeçari Klodian Rira nga Prrenjasi.

Më pas, një tjetër grevist u dërgua me urgjencë në spital. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Koka, 37 vjeç nga Fieri që humbi ndjenjat për shkak të mungesës së ushqimit.
Pak para orës 12:00 në spital u dërgua për mjekim 24 vjeçari Salarjon Tota nga Fieri.
Numri në total i grevistëve që kanë lënë grevën në gjendje të rëndë shëndetësore ka shkuar në 11 persona.
Shtuar më 08/05/2010, ora 15:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori