Greva e PS, nje qytetar dergohet ne spital
Albeu.com
Një nga grevistët e opozitës është dërguar në spital për shkak se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Shtetasi Ramazan Ceka, nga Elbasani, është dërguar për mjekim me ugjencë në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza".
Gjatë këtij momenti të pranishëm kanë qenë vetë kreu i PS-së, Rama si dhe deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.

Mjeku Sabit Brokaj, tha se 50-vjeçari kishte këputje. Sipas Brokajt, grevistët e tjerë aktualisht kanë tension të ulët, në raport me vlerat normale. "Në raste të tjera ka edhe shqetësime të tjera", tha ai.
Shtuar më 04/05/2010, ora 13:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori