Greva e PS, dergohet ne spital nje grevist
Albeu.com
Dërgohet një spital një tjetër grevist i PS-së për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore. Grevisti nga Tirana, Demo Muhaj është transportuar me ambulancë në spitalin infektiv, në pavionin ku transportohen të gjithë grevistët që ndihen keq.
Që nga fillimi i grevës, në spital janë dërguar për mjekim deputetja Klodiana Spahiu, si dhe shtetasit Ramadan Çeka nga Elbasani dhe Romeo Sina, nga Vlora.
Në ditën e gjashtë të grevës, deputetë dhe mbështetës të PS-së kanë nisur të shfaqin shqetësime shëndetësore për shkak të mungesës së ushqimit.
Shtuar më 06/05/2010, ora 13:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori