Ish-të përndjekurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 29-të të grevës së urisë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka urdhëruar ndërprerjen e grevës. Ish-të përndjekurit ashtu siç dhe kishin deklaruar nuk pranuan të lëvizin nga tendat ku po zhvillojnë grevën që prej gati katër javësh, ndërsa pretendojnë se
greva po zhvillohet në kushte terrori.
Grevisti Fatmir
Lamaj deklaron se kryeministri vuan nga ‘kompleksi i hienës’, që kërkon kufoma, ndërkohë që theksoi se rast i ndërhyrjes brutale të policisë është i dyti, pasi një incident i tillë ndodhi edhe pas sinjaleve pozitive në takimin që ish- të përndjekurit realizuan me presidentin Nishani.
“Vijon ragimi negativ i regjimit Bereshian. Sa herë që jepet sinjal
pozitiv për mbështetjen e ndërkombëtareve apo edhe autoriteteve vendase sic ishte
rasti i presidentit, policia ndërhyn.
Rasti i dytë ishte mbrëmë rreth orës 22:00. Kjo do thotë se sa herë që Berisha merr sinjal
pozitiv, sic ishte edhe
rasti i Reeker, që i bëri thirrje për dialog Berishës, tendenca e tij është që ta cojë grevën drejt shuarjes, por këtë nuk do e arrijë dot. Nëse do kufomat ja ku i ka ti marrë, nëse do të gjejë pak arsye, nëse i ka mbetur le të ulet dhe të bisedojë. Ne e kemi ricikluar në poltikë Berishën në vitin 1997”,- deklaroi
Lamaj.
Shtuar më 20/10/2012,
ora 10:32