Greva, deputeti Dogjani dergohet ne spital
Albeu.com
Në ditën e 11-të të grevës së urisë që po zhvillohet në çadrat e ngritura para kryeministrisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit', gjendja protestuesve është rënduar mjaft.Në orën 11:30 në spital u dërgua për mjekim Artmir Ahmetaj pasi pati probleme me stomakun.
Rreth 1 orë me vonë me urgjencë në QSUT u dërgua deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani që e çoi në 23 numrin e grevistëve të dërguar në spital.
Ndërkohë që mjeku Sabit Brokaj i cili kujdeset për grevistët deklaroi se gjendja e tyre është rënduar më shumë. "Të gjithë kanë shqetësime. Ne tani i ruhemi rrezikut, i cili është bërë evident. Deputeti Asllan Dogjani kishte nevojë për trajtim mjekësor", tha ai.
Sa i përket deklaratës së djeshme të kryeministrit Berisha për mbikujdes të mjekëve në grevë, Brokaj tha se " Nuk e di ku e gjeti Berisha termin mbikujdes. Ekipi mjekësor punon me nivel të lartë profesional në bazë të betimit të Hipokratit. Pacienti ka të drejtë të zgjedhë mjekun që do".
Shtuar më 11/05/2010, ora 14:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori