Greva, deputeti Bare dergohet ne spital
Albeu.com
Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, është dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e tij është rënduar pas gati 10 ditë grevë urie. Deputeti Bare është dërguar me ambulancës në spital rreth orës 13:30 minuta.
Ditën e sotme edhe dy protestues të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.
Fillimisht në spital u dërgua qytetari Lekë Njemza 37 vjeç nga Tirana.
Në mesditë me urgjencë në spital u dërgua edhe Ilirjan Neziri pasi pati probleme shendetësore si pasojë e grevës së urisë.
Ka shkuar në 19-të numri i grevistëve që janë dërguar në spital për mjekim.
Shtuar më 10/05/2010, ora 14:57
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori