Greta Koçi: Grida, Albana dhe Jorida, arma më e fortë e PD (FOTO LAJM)

Për Greta Koçin, Grida Duma, Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku, janë arma më e fortë e PD. Këngëtarja e cila kohët e fundit gjithmonë e më pak jep intervista, tashmë ka festuar 23 vjetorin e saj mes miqsh e kolegësh.

“Janë arma më e fortë në partinë tonë. Kam një konsideratë të veçantë për Grida Dumën, e kam dhe mikeshë shumë të mirë. Nga ana tjetër dhe me Joridën, Albanën, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer”, është shprehur Greta.

Referuar ditëlindjes së saj, ajo me mjaft krenari ka thënë se Berisha dhe Basha e kanë uruar.

“Patjetër që mora urimet e të dy lidërve. Edhe pse për Partinë Demokratike ishte një periudhë e angazhuar, për shkak të Kuvendit që kishim, si Basha dhe Berisha gjetën kohë të më shkruanin. Më uruan 1 vit të mbarë dhe suksese në punën tonë të përbashkët”, shprehet ajo.

Sa i takon moshës së saj në të cilën është kthyer dhe në objekt humori ajo ka thënë: “Gjithnjë i kam marrë me sportivitet batutat rreth moshës sime.

E gjitha kjo ka nisur në kohën time të artë. Isha vetëm 16 vjeç kur e gjithë Shqipëria dëgjonte Greta Koçin. Bëja këngë të re çdo muaj dhe kulmin e arrita në atë moshë.

Fitova “Mikrofonin e Artë”, “Top Fest”, ndoshta dhe kjo ka bërë që t’i masin sukseset e mia me moshën fare të vogël”. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori