Dy të rinj shqiptare janë kapur tashmë nga
policia greke, pasi janë përgjegjës për vjedhjen e bizhuterive në banesën e një 53
vjeçari. Dy te rinjte janë
arrestuar nga
policia greke për vjedhjen e një banese në Lehena, duke marrë prej andej një sasi të konsiderueshme bizhuterish, vlera e të cilave kapte shifrën e 15 000 eurove.
Në pranga përfundoi një 22 vjeçar, ndërsa më herët ishte
arrestuar një 21 vjeçar po nga Shqipëria. 21
vjeçari është
arrestuar në datën 23 tetor.
Për të kryer krimin, ata bashkëpunuan edhe me një shtetas indian, duke hyrë në banesë nga ballkoni. Dosja hetimore e policisë është dërguar pranë prokurorit publik. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2016,
ora 17:14