Greqia shtrëngon masat, kryeministri paralajmëron grekët për COVID-19
“Disa aktivitete ekonomike nuk do të funksionojnë derisa të kemi vaksina”, kështu u shpreh kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, duke folur në lidhje live me Presidentin e Universitetit të Columbia Lee C. Bolinger, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Liderëve Botërore.

“Shpresoj që ndërsa dalim nga bllokimi i dytë, duhet të jemi shumë më të kujdesshëm. Por përsëri, kjo do të nënkuptojë që ju duhet të shpenzoni për këto procese. Për shembull argëtim natën apo mesnatë, bare. Ne nuk mund të kemi festa me shumë njerëz, derisa të kemi vaksinat.

Ndoshta në një moment të dytë do të jemi në gjendje të hapim restorante me distancën e duhur sociale. Ne po konsiderojmë gjithashtu hapjen ndaj shitjes me pakicë, por kufizime specifike do të zbatohen deri në daljen e vaksinës”, tha ai.

Mitsotakis shprehu shpresën e tij se pandemia, me gjithë dhimbjen dhe mjerimin që shkakton, do të bëhet një katalizator për ndryshimin. Ai pranoi që vala e dytë e koronavirusit ishte një sfidë më e madhe se e para, por shprehu optimizmin e tij se “kur të mbarojë ne do të jemi me fituesit”.

Po ashtu kryeministri grek u bëri thirrje qeverive të mos nxitojnë përsëri për t’u kthyer në normalitet, por të përdorin vaksinën si një mjet. “Një kthim në normalitet nuk është larg, por nuk është tani”, theksoi ai.
Shtuar më 02/12/2020, ora 19:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori