Greqia s'do ta njohe menjehere Kosoven
Albeu.com
Ambasadori i Greqisë në Prishtinë, Dimitris Moskupolos ka bërë të ditur se vendi i tij aktualisht nuk ka plane ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por, ambasadori ka shpalosur se shteti grek është duke e studiuar opinion e ...... Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe implikimet e këtij opinioni karshi Greqisë dhe rajonit.
“Më pas, do të marrin një vendim lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Moskupolos, në një intervistë për Radio Kosovën.
Greqia është njëra nga pesë shtetet e BE-së, të cilat ende s’e kanë njohur realitetin e ri të krijuar në Kosovës. Mediat së fundi kanë raportuar se ky vend mund ta marrë hapin e njohjes, gjatë muajit gusht.

Deklarata e ambasadorit grek në Kosovë vjen një ditë para se ministri i Punëve të Jashtme i këtij vendi, Dimitris Droutsas, të fillojë një turne ballkanik, me ç’rast do të vizitojë Beogradin, Prishtinën dhe Podgoricën.
Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme greke, Droutsas do t’ua përcjellë udhëheqësve të Serbisë e Kosovës porosinë e Bashkimit Evropian që të dy palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të negociojnë për një zgjidhje përmes dialogut.
Shtuar më 29/07/2010, ora 19:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori