Greqia: Pranojme propozimin Republika Veriore e Maqedonise
Albeu.com
Greqia e pranon si kompromis të mirë propozimin e fundit të ndërmjetësit Metju Nimic për emrin e Maqedonisë. Kështu ka deklaruar ambasadori grek në Uashington Aleksandros Malas, duke folur në një konferencë për politikën amerikane në Ballkan."Përfundimisht në bisedimet me Shkupin rreth dallimeve për emrin të fqiut veriot në masë është vënë një propozim i mirë", deklaroi ambasadori Malas duke shtuar se Athina zyrtare angazhohet për emrin "Republika Veriore e Maqedonisë".
Drejtori i CSIS Janush Bugajski tha se në Ballkan ka mbretëruar paqja, por ende disa vende kanë mbetur jashtë ombrellës të Perëndimit, NATO-s dhe BE-së.
"Nevojitet aksion i përbashkët i SHBA-ve dhe BE-së dhe ftoj Bashkimin Evropian që sa më shpejtë të jetë e mundur t'i pranojë të gjitha vendet e Ballkanit, kur ato do t'i plotësojnë kushtet", theksoi Server.
Shtuar më 14/04/2009, ora 20:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori