Greqia përgatitet për veton e dytë ndaj Maqedonisë
Albeu.com
Pas vetos në Bukuresht, Athina përgatitet që në dhjetor të vendosë veto për datën eventuale për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë me Bashkimin Evropian (BE).Këtë sot e shkruan gazeta greke "To Vima", duke iu referuar burimeve të besuara, sipas të cilave, propozimi më i ri i ndërmjetësuesit Metju Nimic do të jetë i afërt me pozicionin grek (Maqedonia e Veriut), por nuk do t`i konvenojë Athinës, në pjesën lidhur me përdorimin e tij dhe pasaportat.

Kjo, sipas gazetës, do të rezultojë me veton e dytë greke nga Qeveria e kryeministrit Kostas Karamanlis, i cili në këtë moment përballet me probleme serioze brenda partiake.

Ndërmjetësuesi për zgjidhjen e kontestit greko-maqedonas për emrin, nesër në Nju-Jork do ta prezantojë propozimin e vet në takime të ndara me negociatorët maqedonas dhe grek, ndërsa të mërkurën pritet që me ta të mbajë takim të përbashkët. (Makfaks)
Shtuar më 06/10/2008, ora 23:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori