Çfarë i ndodh trupit tonë gjatë temperaturave përvëluese

Cerberus po “djeg” Europën, përfshirë edhe Shqipërinë! Të gjithë po e përjetojnë këtë të nxehtë përvëlues që është bërë i padurueshëm sa herë që dalim nga shtëpia. Kjo nxehtësi është ekstreme dhe e rrezikshme dhe ndikon në trupin tonë.

Më poshtë Marie Claire na sjell 4 mënyrat se si i nxehti ndikon në organizmin tonë.

Rriten rrahjet e zemrës

Nuk është rastësi që në verë shënohet një rritje e rasteve kardiovaskulare. Sipas të dhënave ndërkombëtare, shtrimet në spital për shkak të ngjarjeve kardiovaskulare rriten me 6-10% dhe rreziku i vdekjes së papritur dyfishohet, kryesisht në vapë.

Kur temperatura e ambientit është e lartë, mekanizmat adaptues për të mbajtur temperaturën normale të trupit çojnë në rritjen e punës kardiake. Trupi në kushte të temperaturës së lartë aktivizon mekanizmat termorregullues për të eliminuar nxehtësinë e tepërt. Konkretisht, takikardia rritet për të ndikuar në prodhimin kardiak dhe për të përmbushur kërkesat e shtuara të trupit.

Lëkura ka tendencë për t’u djegur

Lëkura digjet nëse ekspozohet shumë në diell, veçanërisht në temperatura të larta. Mund të bëhet e kuqe, që shkakton dhimbje. Nëse djegia është e rëndë, mund të ketë flluska. Në terma afatgjatë, djegia nga dielli rrit rrezikun e kancerit të lëkurës. Parandalimi i djegies nga dielli bëhet me veshje, kapele dhe krem ​​mbrojtës me indeks të fortë mbrojtjeje.

Mund të përjetoni lodhje nga nxehtësia

Është pasojë logjike e nxehtësisë, por djersa e tepërt rezulton në dehidrim dhe humbje të elektroliteve. Së bashku me presionin e ulët të gjakut, kjo mund të çojë në lodhje nga nxehtësia.

Simptomat e lodhjes nga nxehtësia mund të shfaqen papritmas pa paralajmërim ose të zhvillohen gradualisht. Ne mund të përjetojmë një ose më shumë simptoma, duke përfshirë:

Ulja e presionit të gjakut kur jemi të rraskapitur fizikisht

Marramendje

Të fikët

Djersitje e madhe në shumë zona të trupit

Jeni në rrezik për goditje në tru

Nëse nuk keni marrë masat e nevojshme, nuk mund të përjashtohet mundësia e një goditjeje në tru. Goditja e nxehtësisë në përgjithësi mund të çojë në kushte më serioze si çrregullime të koagulimit të gjakut, infarkt miokardi ose goditje në tru.


Shtuar 16.07.2023 20:28