Berisha u zgjodh në krye të PD, ironizon Balla: Ta gëzoni këtë fitore kundër Amerikës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për herë të parë pasi ditën e djeshme Sali Berisha mori drejtimin e PD-së.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla ironizoi fitoren e Berishës për të cilin tha se në këtë mënyrë demokratët i kanë dalë kundër Amerikës. Gjithashtu Balla tha se falë marrëveshjes në “Ballkanit të Hapur”, kamionet me prodhime shqiptare kanë përfituar kohë dhe nuk presin asnjë minutë në doganë.

“Ju keni plan B që të jeni anti-amerikanizëm dhe e keni kthyer në doktrinë dhe për këtë ne nuk ju sqarojmë dot. Të gjithë bashkohen me fitoren historike që keni arritur dje kundër Amerikës, 3 gara kishte ditën e diel: Milani me Interin në Itali në luftë për titullin kampion, Man City me Liverpoolin në Angli dhe në Shqipëri Ibseni me Saliun. Sidomos kjo e Saliut ishte fitore e pa parashikueshme! Ta gëzoni këtë fitore kundër Amerikës.

Sa për “Ballkanin e Hapur” kjo është gjëja e duhur që po bëjmë. Mjafton të flasësh me prodhuesit shqiptarë dhe eksportuesit shqiptarë dhe do ta shikoni efektin lehtësues që ka dhënë. Shkoni dhe flisni me çdo eksportues. Ti pyesim eksportuesit për orët e qëndrimit në pika doganore të cdo kamioni shqiptar që con përditë prodhime shqiptare, janë miliona orë që kemi përfituar, sa qindra ton mall është dicka e mirë, nuk ndalon asnjë sekonda kamioni me mallra të vendeve që e kanë pranuar Ballkanin e Hapur. I bëj thirrje edhe e vëllezërve tanë kosovarë mos bien preh e keqinformimit por të bëhen pjesë e Ballkanit të hapur”, tha Balla.


Shtuar 23.05.2022 10:43