Përplasen dy mjete në aksin Pogradec – Korçë, lëndohen drejtuesit

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërti të fshatit Çiflig pranë rrugës që lidh Pogradecin me Korçën.

Dy automjetet janë përplasur, aportohet se ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se drejtuesit e dy makinave kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur dinamikën.


Shtuar 18.08.2023 22:14

Tags: