Greqia: Negociatat? Jo pa u plotësuar kushti që kemi vënë
"Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke"

Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” kryer nga gazetari Vasili Nedo, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pasi ka folur për raportet midis dy vendeve me Turqinë se Greqia e shikon Turqinë si të barabartë.

Më pas ka folur edhe për vendin tonë duke theksuar përseri se një prej kushteve kryesore që kërkon Athina ndaj Tiranës në mënyrën që të mbështesë hapjen e negociatave me BE, janë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Greqia mbështet perspektivën e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, por sipas ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, Shqipëria duhet të plotësojë një nga kushtet kryesore që kërkon Athina ndaj Tiranës, për të respektuar të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

“Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave.

Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të mos jenë objekt që duhet mbrojtur” – ka deklaruar kryediplomati grek në një intervistë të dhënë për të përditëshmen gazetën “Kathimerini”.

Referuar dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dendias deklaroi se “ne do të donim që të dy vendet të ecnin përpara, ky është realiteti, ky është interesi i tyre dhe në të njëjtën kohë, interesi i Greqisë dhe BE-së. Por ata duhet të plotësojnë kushtet”.
Shtuar më 13/10/2019, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori