Greqia ne gusht do te njohe Kosoven?
Albeu.com
Greqia mund të njohë pavarësinë e Kosovës në gusht të këtij viti, megjithatë ende nuk ka një vendim zyrtar për këtë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, sipas të cilave Athina zyrtare ndodhet nën presionin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për të njohur shtetin e ri.
“Athinës zyrtare po i bëhet presion që ta marrë këtë vendim dhe si këmbim do të ketë më shumë ndihma për të dalë nga kriza financiare që e ka kapluar. Shtetet e Bashkuara madje insistojnë që njohja e Kosovës të ndodhë sa më shpejtë, pasi që do të zhbllokonte këtë proces dhe më pas do të rrjedhin njohjet e reja njëra pas tjetrës”, shkruajnë mediet serbe.
Shtuar më 24/07/2010, ora 12:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori