Greqia në alarm! 935 raste të reja dhe 5 vdekje nga koronavirusi vetëm sot
Një numër në rritje të personave të infektuar u publikua nga “EODY” për ditën e sotme, duke bërë publike 935 raste të pacientëve me Covid-19.

Raporti i sotëm është rekordi i katërt negativ gjatë muajit tetori, i cili pasqyron rritjen e shpejtë të rasteve në Greqi në javët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 29,992.

91 pacientë po trajtohen të intubuar, ndërkohë që 270 pacientë janë liruar nga ICU.

Sot janë bërë publike edhe 5 vdekje të tjera, duke shkuar kështu numri në 564 vdekje gjithsej në vend.
Shtuar më 24/10/2020, ora 21:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori