Greqia me dorë të hekurt me shqiptarët: Mbyll Kakavijën natën e rikthen karantinën!
Greqia ka ndërrmarrë masa të reja në lidhje me kalimin e udhëtarëve nga Shqipëria.

Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave në Greqi sapo ka dhënë një paketë të re masash për parandalimin e koronavirusit, ku përfshihen edhe udhëtarët nga Shqipëria.

Mësohet se kufiri tokësor me Kakavijën do të mbyllet gjatë natës, me qëllim që të ketë kontrolle të shtuara gjatë ditës.

Kështu, duke filluar nga dita e diel e 16 gushtit, të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë, përmes pikës së Kakavijës, do të vendosen në kárántinë të detyruar 7-ditore, që të kontrollohen rreptësisht.

Gjithashtu, nga dita e hënë në palën greke do të vendoset ekip kontrolli epidemiologjik i vazhdueshëm për kontroll të plotë të udhëtarëve.
Shtuar më 04/08/2020, ora 19:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori