Greqia kushtëzon hyrjen e Maqedonisë në BE me emrin
Albeu.com
Greqia sërisht kushtëzoi anëtarësimin eventual të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE) me marrëveshje paraprake për çështjen e emrit. Kryeministri grek Kostas Karamanlis sot në takimin në Athinë me kryeministrin slloven Janez Jansha deklaroi se Maqedonia doemos do të duhet ta "ndryshojë qëndrimin ndaj emrit kushtetues".Karamanlis, siç lajmërojnë mediumet në Athinë, theksoi se Greqia ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme që të zgjidhë çështjen për emrin, porse "pala tjetër mbetet e papakompromistë". Siç lajmëroi agjencia sllovene STA, Jansha dhe Karamanlis vlerësuan se perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor është e vetmja zgjidhje e mirëfillt për këtë rajon, duke u përcaktuar, më pas, për "për një politikë të dyerve të hapura gjatë zgjerimit". Jansha shprehu mbështetje për anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve që janë në hapësirën mes Sllovenisë dhe Greqisë, duke theksuar se të gjitha kandidatet fillimisht doemos dueht t'i përmbushin kushtet e kërkuara. makfax
Shtuar më 24/04/2007, ora 08:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori