Ministrja, Eglantina
Gjermeni po mer pjesë në punimet e Konferencës së Nivelit të Lartë në Athinë mbi strategjinë e zhvillimit të
zonave bregdetare.Ministrja
Gjermeni zhvilloi një takim të veçantë me homologen e
turizmit, Olga Kefaloniani, me të cilën u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes 2 vendeve në fushën e
turizmit.
Gjermeni deklaroi se shteti grek do ti ofrojë vendit tonë ndihmë në aspektin e promovimit apo trajnimit të operatorëve turistikë.
Konferenca e Nivelit të Lartë për
zhvillimin e
zonave bregdetare synon diskutimin mbi mundësitë dhe sfidat për nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike të sektorit të
turizmit atij detar dhe
zonave bregdetare.
Strategjia e BE-së për
zhvillimin e
turizmit në zonat
bregdetare përcakton 14 veprime konkrete në nivel evropian dhe propozon një numër rekomandimesh për shtetet anëtare, autoritetet lokale dhe rajonale dhe aktorëve të industrisë së
turizmit. Sot sektori i
Turizmit në Evropë punëson rreth 3,2 milion njerëz. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2014,
ora 17:41