Greqia ashpërson tonet: "Çamëria" të fshihet nga librat shkollorë
Pëlqej
Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për çështjen Çame, Greqia jo vetëm që nuk pranon bisedimet rreth kësaj çështje por edhe kërkon "pastrimin" e librave shkollor nga kjo çështje.

Kjo ka qenë deklarata që është bërë nga ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias në Parlamentin e shtetit fqinj.

Ministri Kotzias është shprehur se pala greke gjatë bisedimeve të komisionit dypalësh të ekspertëve ia ka bërë të qartë palës shqiptare se termat: 'territoret shqiptare në Greqi' dhe emërtimi 'Çamëri'për territore që janë në shtetin grek duhet të fshihen nga librat shkollorë të Historisë e Gjeografisë.

"Gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: 'territoret shqiptare në Greqi'.

Por edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin 'Çamëri', të cilat demonstrojnë, fatkeqësissht, se shtetit shqiptar mbetet i bllokuar në retorike anakronike nacionaliste dhe me qëndrime idemadhe, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë",- thuhet në përgjigjen e Kotzias dërguar parlamentit, sipas mediave greke.

Kotzias ka theksuar se pala greke e ka si kusht të panegocueshëm heqjen e këtyre frazave nga librat shkollorë shqiptar.

Rreth kësaj teme ka reaguar edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati i cili ka pranuar se është ngritur një grup i posatshëm nga Ministria e Arsimit për të vlerësuar librat e historisë.

"Ne kemi ngritur një komision i përbashkët me ekspertë nga të dyja shtetet i cili po bënë një rishikim tërësor të gjitha tekstet për të evituar të gjitha ato përkuzime që janë të papërshtatshme për botën në të cilën ne jetojmë sot apo që radhë të parë flitet për tekstet që janë në qarkullim në Shqipëri dhe tekstet që janë në qarkullim në Greqi.

Pra për tekstet shqiptare këtu dhe tekstet grekeGreqi. Pra nuk po asim për tekste me të cilat mësojnë në mënyrë ekskluzive fëmijët e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Greqi"- deklaroi Bushati. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2018, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori