Greqi, zbulohet streha e Alket Rizait
Albeu.com
Ne nje vile dykateshe ne rrugen bregdetare te fshatit Alepohori, ne pjesen perendimore te prefektures se Athines, u strehuan Alket Rizai dhe Vasilis Paleokostas menjehere pas arratisjes se dyte spektakolare me helikopter nga burgu i Koridhalose, ne 22 shkurt te ketij viti.Prej dites se djeshme, kur nje operacion i madh i policise greke ndodhej ne zhvillim, per aryse se nje patrulle kishte rene ne gjurme te te shumekerkuarit grek Vasilis Paleokosta, mbi 500 police dhe forca speciale kane rrethuar zonen pyjore rreth ketij fshati.

Sipas burimeve te policise greke, nje fuoristrade e dyshimte nuk kishte ndaluar ne nje postobllok dhe eshte ndjekur me pas nga forcat speciale, por drejtuesi i makines duke perfituar nga erresira e nates eshte zhdukur pa lene gjurme.

Pas hetimeve, ne makinen e dyshuar jane zbuluar nje automatik, pese telefona celulare dhe shenjat e gishtave te Alket Rizait dhe te Vasilis Paleokostas.

Pas kerkimeve ne zone, forcat policore kane zbuluar edhe vilen dykateshe ne qender te fshatit, e cila ishte zene me qera disa muaj me pare nga nje grua e dyshimte, per te cilen vleresohet se eshte nje shtetase bullgare, mikesha e Alket Rizait, e cila ka organizuar edhe arratisjen e dyte me helikopter.

Pas kontrolleve edhe ne vile jane gjetur shenjat e gishterinjve te te dy te arratisurve qe akoma edhe njehere munden t’i shpetojne policise greke.

Pas kesaj ngjarjeje ne rruget rreth e rrotull policia nuk i ka nderprere kontrollet e shumta pothuajse ne cdo makine te dyshimte, sepse mendon qe Vasilis Paleokostas dhe Alket Rizai ndodhen akoma te fshehur ne kete zone, ndersa informacione te tjera te pakonfirmuara shtojne se i shumekerkuari shqiptar nuk ndodhet brenda territoreve greke, por ka mundur te fshihet ne Kroaci.

Drite ne hetimet e policise pritet te hedhin kartat sim te telefonave celulare, si dhe zbulimi i personave me te cilet kane kontaktuar dy te shumekerkuarit. (tch)
Shtuar më 16/04/2009, ora 18:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori