Greqi, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve
Një rrjet trafikantësh të lëndëve narkotike që vepronte në qytetet e Selanikut, Agrinios dhe Vollosit është shkatërruar gjatë një operacioni të policisë greke e cila
ka arrestuar të paktën 28 persona.

Protagonistët kryesorë dhe shumica në përbërjen e këtij grupi kanë qenë shtetas shqiptarë që bashkëpunonin me disa grekë dhe disa ciganë në një zonë periferike të Selanikut.

Policët grekë ndihmonin anëtarët e këtij rrjeti duke u dhënë informacione për kontrollet e antidrogës, u jepnin sasi lëndësh narkotike të konfiskuara në operacione të tjera për t’i hedhur përsëri në treg apo ndryshonin dëshmitë e tyre kur arrestoheshin përgjatë ndonjë operacioni policore duke trafikuar drogë.

Rrjeti është zbuluar pas zbardhjes së tabulateve telefonike të oficerëve të policisë me pjesëtarët e këtij grupi në sajë të një aparature moderne të përgjimit të Shërbimit të Fshehtë të Shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 31/12/2012, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori