Ozil ishte pranë largimit nga Arsenali, këto janë detajet që e mbajtën

Mesut Ozil nuk po gjenë formën e tij më të mirë te Arsnalin në dy vitet e fundit, turko-gjermani ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij.

Në merkaton e janarit mesfushori ishte pranë largimit nga “topçinjtë”.

Gjatë merkatos së janarit, ‘Mirror’ raporton se lojtari iu ofrua shansi që të largohet nga Arsenal.

Një skuadër nga Katari kishte bërë ofertë për 31 vjeçarin, në ditën e fundit të merkatos, por marrëveshja nuk u finalizua.

Bordi i Arsenal nuk miratoi kalimin, pasi ishin të mendimit se një zëvendësues i Ozil nuk mund të sigurohet në një kohë aq të shkurtër.

Gjatë merkatos së janarit, Ozil është lidhur edhe me një kalim të mundshëm në Superligën e Turqisë.


Shtuar 3.02.2020 10:15