Greqi, shkatërrohet rrjeti i falsifikatorëve shqiptarë
Një organizatë kriminale shqiptare që falsifikonte dokumenta është shkatërruar nga policia greke e cila prangosi tre shtetas shqiptare, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy irakiane.


Mësohet se përmes irakianeve, dokumentet e rreme shiteshin në treg. Kryesisht ato perdoreshin prej emigranteve të huaj që kerkojne të largohen nga Greqia drejt vendeve europiane dhe SHBA-ve. Midis dokumentave të sekuestruara gjenden patenta dhe pasaporta shqiptare. Mijera pulla vizash, leje greke qendrimi si dhe karta identitei greke dhe te vendeve europiane. Xhiroja e organizates kalonte 10 milione euro. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori