Greqi, 46-vjeçarja shqiptare vret me thikë burrin
Një 46-vjeçare shqiptare ka vrarë me thikë burrin e saj në banesën e tyre në Greqi. Çifti shqiptar nga Gjirokastra, së bashku me tre fëmijët jetonin në Janinë, ndërsa pas një debati gruaja ka goditur me thikë burrin mbrëmjen e së shtunës. Pas arrestimit nga uniformat blu, gruaja mohoi të ketë vrarë bashkëshortin e saj 52-vjeçar, duke dëshmuar para hetuesve se kur u kthye në shtëpi e gjeti atë të vdekur.

Por më pas 46-vjeçarja pranoi krimin, duke ushprehur se ngjarja ndodhi pas një debati në familje, duke e goditur të shoqin me thikë, gjë e cila i shkaktoi vdekjen.

Para hetuesve, gruaja shqiptare deklaroi se i shoqi ishte i dhunshëm.

Sipas policisë greke, 46-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, tentoi të fshihte provat e krimit. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori