Në një shkrim për CNN grek, ambasadori i nderit Aleksandros
Mallias shkruan se Shqipëria e ka prerë në besë Greqinë, pasi kjo e fundit e mbështeti për
statusin kandidat për në BE në vitin 2014.
Ai shkruan në një artikull të tijin, se në Athinë shumë ishin optimistë pas fitores së
Ramës në zgjedhjet e
2013">
2013, por që tani çdo gjë ka ndryshuar.
“Të gjithë e mbajmë mend se sa optimistë ishim kur në zgjedhjet e vitit
2013">
2013, në Shqipëri fitoi partia e
Ramës”, shkruan ai.
Mallias thotë se Athina ka jetuar gjithë këto kohë me iluzione dhe se nuk e ka parë në sy realitetin shqiptar, raporton panorama.
“Athina ka preferuar të jetojë me iluzione dhe gjithmonë ka patur vullnet për hapjen e një kapitulli tjetër me Shqipërinë. Por shikoni çfarë ndodhë me Tiranën. Ajo e sheh veten më të fuqishme se Greqia dhe se raportet i beson të ndryshuara.
Tirana mendon se Greqia është më e dobët pas krizës ekonomike dhe tani kërkon të përcaktojë rregullat e lojës”, shkruan
Mallias, duke iu referuar fjalimeve të fundit të kryeministrit Rama./Albeu.com/
Shtuar më 03/11/2016,
ora 19:38